Tentuan të shtypnin 46-vjeçarin me makinën e tij, pranga dy vëllezërve në Durrës

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në Durrës, pasi tentuan të shtypnin me makinë një 46-vjeçar.

Ky i fundit kishte dërguar makinën e tij te subjekti i dy vëllezërve, për ta lyer. Vëllezërit nuk e kishin lyer automjetin, por leviznin me të në qytet.

Në Shkozet, në rrugën që të çon te kualidimi, 46-vjeçari ka konstatuar 2 vëllezërit që lëviznin me automjetin e tij.

Ai i ka dalë para automjetit, që ta ndalonte, por vëllezërit kanë tentuar ta shtypin, duke e marrë në kofanon e automjetit, deri në afërsi të universitetit. Më pas ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje të 2 vëllezërve dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre në flagrancë.

Story i mëparshëm

Lëvizja BESA: Ali Ahmetit po i vjen ndihmë edhe Vuçiçi – le të bashkohet edhe me Putinin populli do t’i mposht më 8 Maji

Story i radhës

“Je e dështuar, hipokrite!”- Debat i ashpër mes Ledjonës dhe Eglës, ndërhyjnë banorët

Të fundit nga