tentuan te korruptonin me para punonjesit e policise procedohen dy shoferet ne tirane 64e5cf939e63d

Tentuan të korruptonin me para punonjësit e Policisë, procedohen dy shoferët në Tiranë

August 23, 2023
1 minut lexim

Shkon në 74 numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar:

– në rrugën “Teg-Sauk”, automjetin me drejtues shtetasin F. ZH., 51 vjeç, pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit;

– në rrugën “Ferit Xhajko” automjetin me drejtues shtetasi S. F., 37 vjeç, i cili nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Me qëllim shmangien e masave administrative, drejtuesit e automjeteve kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre shuma parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

zyrtarizon dy lojtare 64e5cf8ca58f7
Story i mëparshëm

Zyrtarizon dy lojtarë

gjate 24 oreve te fundit u ngriten 26 aktakuza 64e5cf966db04
Story i radhës

Gjatë 24 orëve të fundit, u ngritën 26 aktakuza

Të fundit nga

Kur seksi i rastësishëm është ide fantastike

Ndonjëherë seksi i rastësishëm mund të bëjë që ta gjeni veten duke ndarë shtratin me njerëzit që nuk do të ndanit as ashensorin. Dëgjo këtë artikull tani… Kur seksi i rastësishëm është

Moti për sot: I vranët dhe me reshje shiu

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku lokalisht mund të jenë intensive. Reshjet më të pakta pritet të jenë në zonat perëndimore, veriperëndimore dhe veriore, ndërsa më të
ShkoLartë