“Tentuan ta tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve” – Kasami: Llërca e dëshmoi lirinë

1 minut lexim

Pas përfundimit të rivotimit në Llërc, Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami falënderoi votuesit por theks të veçantë pati te mërgimtarët, që siç tha, udhëtuan mijëra kilometra për të votuar.

Për Frontin Europian, Kasami tha se tentuan ta tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve përmes votave të manipuluara.

“Llërca e dëshmoi lirinë, demokracinë dhe të qenurit e pagjunjëzuar. Një falënderim të madh të gjithë banorëve të Llërcës, veçanërisht mërgimtarëve, të ciilët sot udhëtuan me mijëra kilometra për të votuar me dinjitet për Ndryshimin që VLEN! Fronti multietnik dëshiroi që me vota të manipuluara të tjetërsoj vullnetin e qytetarëve. E tani shqiptarët u thonë atyre që e shpallën veten “boksier” në politikë, le ta hedhin peshqirin e bardhë se populli i shtriu në dysheme”, shkroi Kasami.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Përjetim i rëndë nga Masakra e Dubravës, Kryeziu kaplohet nga lotët: Deshëm me vdekë!

Story i radhës

Konfiskimi i pasurive të oligarkut rus për të financuar Ukrainën ndeshet me sfida ligjore dhe financiare

Të fundit nga