Tentoi të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri, arrestohet 33-vjeçari

Një 33 vjeçar është arrestuar në Morinë për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia njofton se i riu ishte pasagjer në një automjet taxi, në të cilën u gjetën 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë 33 vjeçarin, banues në Zyrih, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Zgjedhjet e reja në veri, mundësi për de-eskalimin e situatës

Story i radhës

Cilat vende janë më së shumti dhe më pak të varura nga duhani dhe cigaret elektrike në Evropë?

Të fundit nga