Tentoi të strehonte emigrantët në banesën e tij, vihet në pranga 42-vjeçari

1 minut lexim

Një 42-vjeçar është vënë në pranga, pasi tentoi të strehonte në banesën e tij pesë emigrantë të paligjshëm.

Autori me iniciale E. S., banues në Vlorë, u kap në lagjen “Osman Haxhiu” duke shoqëruar për në banesën e tij emigrantët.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Hosting”, 42-vjeçari do t’i ndihmonte për të kaluar kufirin kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përdhunuan për shtatë orë të miturën në Prishtinë, gjykata merr vendimin për 5 meshkujt

Story i radhës

Pritjes i erdhi fundi/ Publikohet traileri i filmit për gjyqin e famshëm të aktorëve Johnny Depp-Amber Heard

Të fundit nga