tentoi te ndihmonte 6 shtetas per kalim te kufirit me kembe drejt greqise kapet ne flagrance 19 vjecari 6a7323b1ae481

Tentoi të ndihmonte 6 shtetas për kalim të kufirit me këmbë drejt Greqisë / Kapet në flagrancë 19-vjeçari

August 5, 2026
1 minut lexim

Një 19-vjeçar u kap në flagrancë nga Sherbimet Policore të Kufirit në afërsi të Qafë Botës në tentativë trafikimi. 19-vjeçari Anton Leke, banor i Vrinës, bashkia Konispol, u kap në orën 05:00 të mëngjesit të së martës në tentativë për të kaluar me këmbë përmes kufirit të gjelbër, 6 shtetas, dy gra, një nga Lushnja dhe një nga Fieri si dhe 4 fëmijë të tyre, duke qenë se këta ishin pa dokumenta.

Në afërsi të Qafë Botës këta shtetas ishin sjellë me makinë nga Fieri ku atje priteshin nga 19 vjeçari nga Vrina, ku ky i fundit u kap në flagrancë.

Dy shtetaset kanë treguar se kush i kishte sjellë dhe se ishin pa dokumenta. Gjithashtu është shpallur në kërkim drejtuesi i mjetit që i ka transportuar ata për në Botë. 19 vjeçari ka treguar para policisë se për ndihmën që do të jepte duke i transportuar me këmbë përmes kufirit të gjelbër për në Greqi do të merrte nga 100 euro për secilin.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Paré të Juridiksionit te Pergjithshëm Sarande, pěr veprën penale “Ndihma pěr Kalim tě paligjshëm të kufijve”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

liburn aliu perfundon nen hetim nga prokuroria speciale ne kosove 6a732333aa64d
Lajmi i mëparshëm

Liburn Aliu përfundon nën hetim nga Prokuroria Speciale në Kosovë

perplasje diplomatike shba brazil trump i heq vizen ambasadores se brazilit ne uashington lula da silva pershkallezim i qellimshem 6a73244cacdb2
Lajmi i radhës

Përplasje diplomatike SHBA-Brazil, Trump i heq vizën ambasadores së Brazilit në Uashington. Lula da Silva: Përshkallëzim i qëllimshëm

Të fundit nga

ShkoLartë