Tentoi të korrupton policin me 5 euro, u arrestua 21 vjeçari në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është arrestuar një 21 vjeçar nga Republika e Greqisë pasi kishte tentuar të korrupton policin me 5 euro gjatë kontrollit të dokumenteve, transmeton Top24

“Nga punonjësit e policisë u arrestua 21 vjeçari L.V. nga Greqia, i cili gjatë kryerjen së kontrollit të dokumenteve, ai kishte futur një bankënotë prej pesë euro për ryshfet”, sqarojnë nga Policia.

Arrestimi ishte kryer në autostradën Demir Kapi – Negotinë, ku greku 21 vjeçar po ngiste një automjet “Volvo” me gjysmërimorkio me tabela greke.

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar në gjykatën përkatëse të Negotinës.

Story i mëparshëm

Lonisa Reka afër medaljes në Kampionatin Botëror U17 të mundjes

Story i radhës

Hendrik Weber është përjashtua nga partia ROdt, por në mediat ruse përmendet si një politikan norvegjez!

Të fundit nga