Një person i maskuar ka tentuar të kryejë grabitje në një vend pune në Rahovec, duke i kërcënuar punëtorët me armë.
Sipas Policisë së Kosovës, dy persona kanë raportuar se gjatë kohës sa ishin në vendin e tyre të punës, një person i maskuar dhe i armatosur ka tentuar t’i grabiste.
Ata kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa, sipas dëshmive të tyre, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri. Gjatë largimit, njëri prej ankuesve është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë të pistoletës me gaz.
Rasti ka ndodhur të enjten dhe është duke u hetuar.
Burimi: botasot.info


