Tentim vrasja në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit

min lexim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurit A.B., i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Vrasja ne tentativë”, Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.B., në fshatin Pleshinë e Epërme, Komuna Ferizaj, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Xh.Q, me ç’rast ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.

“Po ashtu, për të pandehurin A.B., ekziston dyshimi i bazuar se nga data e pavërtetuar e deri më datë 01.08.2022, në shtëpinë e tij në fshatin Pleshinë e Epërme, Komuna Ferizaj, ka mbajtur në posedim paautorizim armën në kundërshtim me Ligjin mbi armët, me të cilën ka tentuar ta privojë nga jeta tani të dëmtuarin Xh.Q., kurse policia pas zbatimit të kontrollit në shtëpinë e tij ka gjetur një pistoletë të dëmtuar dhe një gëzhojë të pushkës automatike AK-47, kurse pushkën automatike i pandehuri e kishte fshehur dhe nuk ka pranuar që të i’a dorëzojë policisë, ku me këtë ngarkohet me veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Xh.Q..

“Pasi i ka drejtuar armën, i dëmtuari gjatë tentimit që ta largojë tytën e armës ka pësuar lëndime trupore në kokë, e pastaj e ka goditur edhe me grushte disa herë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, ku me këtë ka kryer veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ nga neni 185 par. 2 të KPRK-së”, thuhet po aty. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Blendi Fevziu flet hapur dhe tregon me çfarë u përball gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë

Story i radhës

Zaharova: Dhurimi i tankeve nga Shkupi për Kievin është një gabim i madh

Të fundit nga