Tensionet Rusi-Ukrainë/ Detaje të reja rreth sulmit në kopshtin e fëmijëve në Ukrainë

February 17, 2022
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se fshati Stanytsia në Luhansk u granatua me armë të rënda dhe u bëri thirrje vendeve të tjera që të dënojnë sulmin.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme forcat separatiste ruse kanë sulmuar një kopsht të fëmijëve në Luhanski.

“Fshati ukrainas Stanytsia i Luhanskit u granatua me armë të rënda nga territori i pushtuar i Donbasit. Infrastruktura civile është dëmtuar. Ne u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve që të dënojnë me shpejtësi këtë shkelje të rëndë të marrëveshjeve të Minskut nga Rusia në një situatë tashmë të tensionuar të sigurisë”, shkroi ai në Twitter.

Kreu i fshatit Albert Zinchenko tha për BBC News Ukraine se tre persona u plagosën.

“Një roje sigurie, një punonjëse lavanderie dhe një ndihmës mësuese e çerdhes. Ata janë në spital pasi janë goditur nga predhat”, tha ai.

Ai gjithashtu shtoi se disa fëmijë ndodheshin në ndërtesë në momentin e granatimeve, por asnjëri nuk ka pësuar lëndime.

Ndërkohë janë publikuar imazhet e para që tregojnë njerëzit duke u strehuar në një bodrum gjatë bombardimeve dhe pasojat e dhomës së muzikës dhe këndit të lojërave të shkollës që u godit nga artileria. Pamjet i ka shpërndarë Operacioni i Forcave të Përbashkëta të Ukrainës ndërsa janë konfirmuar përmes lajmeve lokale dhe OJQ-ve në vendngjarje.

Ndryshe, OSBE më herët gjatë ditës së sotme konfirmoi incidentin në Ukrainën lindore, ku forcat qeveritare janë përballur me separatistët e mbështetur nga Rusia që nga konflikti i vitit 2014

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arbër Hajdari zbulon eksperiencën si opinionistë në BBV: Më kanë kërcënuar

Story i radhës

Për një botë tjetër….

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë