Tensionet në veri, Vuçiç: Lirimi i serbëve të arrestuar, mënyra më e mirë për të qetësuar situatën

December 12, 2022
1 minut lexim

Serbia kërkon lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar në veri, gjithashtu kërkon të zbusë tensionet atje, tha të dielën presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçic tha se serbët e Kosovës nuk duhet të përfshihen në dhunë kundër trupave të NATO-s dhe anëtarëve të misionit të Bashkimit Evropian atje.

“Askush, në asnjë rrethanë nuk duhet të përfshihet në sulmet… mbi Eulex dhe KFOR,” tha ai për Reuters.

Vuçiq kërkoi lirimin e serbëve të Kosovës të arrestuar së fundmi sepse sipas tij “ata mbahen me akuza të sajuara” dhe tërheqjen e policisë së Kosovës, në përputhje me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga BE që përcakton “pëlqimin e kryetarëve serbë në zonë për këtë”.

“Policia e Kosovës nuk ka çfarë të bëjë në veri… , veçanërisht njerëz të armatosur … deri në dhëmbë,” tha ai. “Kjo shkakton shqetësim dhe frikë në popullatën serbe.”

Pasi policia dhe EULEX u sulmua nga grupe kriminale në veri, BE, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kërkuan përmbajtje nga të dyja palët dhe kërkuan heqjen e barrikadave./Express

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkupi mbetet i bllokuar, transportuesit kërkojnë t’u paguhet borxhi

Story i radhës

Drecun: Kosova po përgjon komunikimin e serbëve andaj serbët duhet të kenë kujdes

Të fundit nga

​Një superderbi sot në Superligë

Xhiro e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll do të përmbyllet sot me një ndeshje që pritet të jetë jashtëzakonisht interesante. Në Gjilan do të zhvillohet derbi ndërmdjet Dritës dhe Llapit.
ShkoLartë