Ka nisur protesta e thirrur për sot nga qytetarët serbë. Deri më tani janë grumbulluar dhjetëra qytetarë matanë kufirit në Jarinjë.
Në mesin e këtyre protestuesve ka edhe persona të maskuar. Nis protesta e serbëve matanë kufirit
Ka nisur protesta e thirrur për sot nga qytetarët serbë. Deri më tani janë grumbulluar dhjetëra qytetarë matanë kufirit në Jarinjë.
Në mesin e këtyre protestuesve ka edhe persona të maskuar.
Protestuesit janë ndaluar nga një kordon i policisë serbe, ndërsa në anën e Kosovës janë prezentë trupat e KFOR-it.
Grupe djathtiste serbe duke protestuar në Jarinjë.
Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor në këtë pjesë të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.
Pantiq dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor, shkruan REL.
Komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – janë të banuara me shumicë serbe.
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret që KFOR-i t’i largojë këto barrikada, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se pret që barrikadat të hiqen nga personat që i kanë ngritur ato./express