Tensionet në veri të Kosovës, Austria anulon fluturimet me Prishtinën

August 1, 2022
1 minut lexim

Pas tensioneve të ditës së djeshme në Veri të Kosovës, Austria ka anuluar fluturimet drejt Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Petrit Selimi, i cili ka deklaruar se fluturimet nga Austria në Kosovë janë anuluar për shkak të situatës në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Selimi shkruan se anulimi i fluturimeve nga Austrian Airlines është absurditet dhe justifikim.

“Absurde që kompanitë ajrore Australiane të anulojnë fluturimet për në Kosovë për shkak të incidenteve në veri. Por miqtë nuk arritën mbrëmë në Prishtinë dhe Austrian Airlines përdori situatën kufitare si justifikim. Kjo tregon çmimin e incidenteve të tilla për turizmin dhe investimet”, shkruan Selimi.

Kujtojmë se tensionet në Veriun e Kosovës nisën gjatë ditës së djeshme, pas nisjes së reciprocitetit për target.

Por vendimi për reciprocitet u shty me një muaj, pas propozimit të Ambasadës Amerikane./albeu.com/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Si të kujdeseni për buzët tuaja në diell

Story i radhës

“E godiste me grushte edhe kur ishte i shtrirë”/Flet pronarja e banesës: Ja si ndodhi vrasja e 56-vjeçarit

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë