Analisti Nezir Kraki komentoi tensionet në veri të Kosovës dhe kërkesën e Serbisë ndaj KFOR-it për dislokimin e ushtrisë në Kosovë.
Analisti Nezir Kraki deklaroi se Kosova nuk duhet të pranojë asnjë presion ndërsa shtoi se Prishtina zyrtare është në legjitimitet të plotë.
“Serbia është më e fuqishme, aleatët tanë dhe historik sot janë të bindur se në kontekstin gjeostrategjik, rreziqet e mëdha jashtë Ballkanit dhe sfidat me të cilat përballen, vlejnë më shumë, janë më serioze se zhbërja deri në një farë mase e Kosovës, shpërfytyrimi i saj i brendshëm në ndonjë republikë serbe brenda apo një pajtueshmëri me Serbinë që do mbillte farën e problemeve të reja.”-tha Kraki.
Më tej ai u shpreh se Kosova nuk ka asnjë problem me Serbinë, por Serbia me Kosovën. Sakaq, Kraki u shpreh se Kosova e ka bërë një ndeshje me Serbinë, referuar luftës, për të cilën tha se e kemi fituar.
“Serbia ka problem me ne, dhe jo ne me Serbinë. Pse të ngutemi si Kosovë që të shkojmë në fusha, në terrene loje. Kemi luajtur me Serbinë, kemi fituar, është kryer ndeshja.”-tha Kraki.