Pas kaosit të krijuar në Kuvendin e Shqipërisë nga deputetët e opozitës, kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali, ka reaguar duke thënë se djegia e karrigeve dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët.
Tensionet në sallë dhe mbyllja e seancës, Spiropali thekson se deputetët e PD e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi.
“Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik. Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në kqyrje nga organet ligjzbatuese. Keqardhje e thellë”, ka shkruar Spiropalli në Facebook.
Pas përplasjes dhe bllokimit të foltores, deputetët e opozitës kanë nxjerrë karriget jashtë sallës së Kuvendit dhe iu kanë vënë flakën.