Tensionet në Malin e Zi, Escobar ultimatum Parlamentit: Tërhiquni nga tentativat për të formuar qeveri të re

December 16, 2022
1 minut lexim

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i bëri thirrje sot Kuvendit të Malit të Zi që të mos përpiqet të formojë një qeveri të re sipas ndryshimeve të miratuara së fundi në Ligjin për Presidentin.

Ai paralajmëroi se vendi është në një krizë të thellë institucionale dhe se po i afrohet statusit të një shteti jofunksional, shkruan “Euronews Serbia”.

Escobar tha se ai nuk e sheh se si SHBA-të mund të punojnë me një qeveri që do të formohej në ato kushte.

Escobar theksoi se në mungesë të një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale, miratimi i një mase të diskutueshme për të kufizuar kompetencat e presidentit, duke injoruar këshillat e qarta të Komisionit të Venecias, minoi më tej institucionet demokratike malazeze.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ademi: Mili ishte zëri simbol i radiotransmetimeve të futbollit

Story i radhës

“Ndau një familje, na trajtoi si të pavlerë”/ Vëllai i Mauro Ikardit shpërthen ndaj Uanda Narës: Është e neveritshme!

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë