Tensionet në Kuvend/ Shpërthen Shehu: Grusht shteti, po vendoset rendi ushtarak në Parlament

1 minut lexim

Ashtu sikur se pritej seanca plenare në Kuvend nisi sot me tensione dhe kaos nga opozita. Deputetët e opozitës nisën sot aksionin opozitar me karrige të grumbulluara rreth foltores. Nuk munguan as përplasjet me gardën. Disa deputetë demokratë pretendojnë se se deputetet e papërjashtuar nuk po lejohen te futen në seancë.

Deputeti Tritan Shehu, një deputetët e paktë që janë lejuar të futen, ka deklaruar se kjo që po ndodh është grusht shteti.

Tritan Shehu: Grusht shteti! Po bllokohen deputetët. Janë edhe ata të padënuar dhe Garda nuk po i lejon të futen. Të vendoset rendi ushtarak në Kuvend. Ministër i brendshëm janë efektivët e tu ata. Kam që në ’91 deputet kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Majko: Shehu ka qenë këtu kur kreu i PS ka qenë në burg në Tepelenë. Nuk mendoj që është vendi për të kujtuar shumë nga e kaluara. Pse keni hedhur molotov në selinë e PS, nuk ka ndodhur as në ’97 kur shkëmbeheshin plumba, meqë folët për përgjegjësi politike.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Aksidenti në afërsi të tunelit në Katllanovë, mësohet identiteti i viktimave

Story i radhës

KQZ me njoftim të rëndësishëm se si plotësohet fletëvotimi dhe sa kandidatë për deputetë mund të votohen

Të fundit nga