Tensionet ndëretnike! VLEN me akuza ndaj BDI-së për ngjarjet në Kumanovë

December 6, 2024
1 minut lexim

“Bashkimi Demokratik për Integrim ka dështuar sërish në tentativat e tij për të ngritur tensione ndëretnike në vend”, thonë nga koalicioni VLEN, duke e akuzuar atë për shpërndarjen e lajmeve të rreme në lidhje me incidentet në Kumanovë.

Sipas VLEN, BDI ka përhapur spekulime se djegia e veturave dhe lokaleve në Kumanovë ka pasur prapavijë etnike.

“Bashkimi demokratik për integrim edhe kësaj rradhe si cdo herë deri më tani dështoj për të ngritur tensione ndëretnike në vend. Për një javë rresht gënjyën opinionin duke fabrikuar lajme të reme se gjoja djegja e veturave dhe lokaleve në Kumanovë kanë prapavija etnike. Kështu ata tentuan që të hedhin vren mbi kualicionin VLEN ku edhe inicuan interpelancë mes të tjerave edhe për zv. Ministrin për punë të brendshme, AStrit Isenin. MPB dhe zyrtarët policor me profesionalizim më të lartë dhe në kohë rekorde zbardhin rastet dhe arestuan personin e dyshuar për djegjen e veturave dhe lokaleve në Kumanovë”, tha Fatmir Sabriu nga VLEN. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryeparlamentari Gashi takohet me kryetarin e Ohrit, Pecakov

Story i radhës

Mexhiti: Është formuar rrjeti për Pollogun e mbrojtur dhe rezistent

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во
ShkoLartë