VLEN ka drejtuar akuza në adresë të BDI-së, sic thonë, se po i përdor të rinjtë si “mish për top” për të shpëtuar nga drejtësia.
Akuza e VLEN-it vjen pas incidenteve që ndodhën gjatë kremtimit të 28 nëntorit në vendin tonë. Nga VLEN thonë se kanë siguruar fotografi që dëshmojnë se ata të rinjë që dogjën flamurin shtetëror janë bashkëpunëtorët e Artan Grubit.
“Ja një fotografi e një personi që fatkeqësisht u përdorën nga Artan Grubi për të shkaktuar destabilizim dhe tensiin ndërmjet komuniteteve, e shihni këtu në një shtab të BDI-së. Fotoja tjetër, poashtu në shtab të BDI-së gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale ku e shihni autorin e djegies së flamurit shtetëror përkrah Ilaz Leskovicës, këshilltar I BDI-së në Komunën e Shutkës”, deklaroi Arben Fetai nga VLEN.
Por, pas press-konferencës, përmes Facebookut ka reaguar Ilaz Leskovica, I cili ishte apostrofuar me fotografi nga Arben Fetai I VLEN.
“Dua të demantoj se gjithçka që treguat para mediumeve është një shpifje e madhe si pikë e parë dhe unë nuk jam këshilltar në komunën e Shuto Orizares por jam kryetar dege dhe si kryetar kam mbi 100 takime në ditë me qytetarë nga i gjithë Shkupi poashtu dhe aktivist të rinjë që dëshirojn të fotografohen posaçërisht pas fitoreve që i korim në zgjedhje. Pas këtyre shpifjeve që i ndegjuam nga Arben Fetai në ditët në vijim do të ngre padi për shpifje ndaj tij”, shkruan Leskovica.
Ka shkruar në Facebook, Ilaz Leskovica, duke i quajtur këto veprime të VLEN-it si skenare për gënjeshtra dhe shpifje para opinionit, sic thotë, për shkak të pafuqisë në qeverinë Mickoski. /tvklan.mk
Burimi: TV KLAN