Tensionet globale vënë nën presion zinxhirët e furnizimit të teknologjisë

May 23, 2022
min lexim

Teknologjia njihet për tejkalimin e kufijve. Interneti është shembulli më i qartë: një rrjet që rrethon botën, lidh miliarda njerëz për çdo gjë nga biznesi tek romanca. Roli i saj ka sjellë punën në distancë në një kohë kur puna në zyra ishte e pamundur për shkak të pandemisë.

Por sot gjithashtu është bërë më e qartë se kurrë e zhvillimi, shtrirja dhe suksesi i teknologjisë varet mbi një zinxhiri furnizimi “të varur” mbi struktura lidhjet e të cilave janë bërë shumë të brishta.

Nga pushtimi Rus i Ukrainës tek shqetësimet për sigurinë kombëtare, gjeopolitika sot kërcënon furnizimin me komponentë teknologjikë shumë esencialë për inovacionin dhe komunitetet e teknologjisë.

Për studentët e biznesit, është bërë jetike të kuptohet se ndërsa globalizimi ka sjellë përfitime të mëdha për kompanitë, ato gjithashtu duhet të jenë në dijenitë rreziqeve që sjellin turbulencat botërore si mosmarrëveshjet tregtare dhe shqetësimet e sigurisë shkruan PCWorld.al.

Zinxhirët furnizues të teknologjisë kanë qenë subjekt diskutimesh dhe mosmarrëveshjesh prej vitesh, dhe rasti i Huawei tregon mësë miri. Në 2019-ën SHBA vendosi kompaninë Kineze në listën e zezë duke paralajmëruar aleatët të mos përdorin pajisjet 5G të Huawei për shkak të kërcënimeve të sigurisë.

Në pamundësi për të aksesuar teknologjinë jetike të çipeve Amerikane, çuan në fundosjen e Huawei duke e detyruar të synojë biznese të tjera përfshirë shërbimet cloud apo komponentët e makinave elektrike.

Por Huawei është shumë larg të qënurit e vetmja kompani e cila varet nga zinxhirët ndërkombëtar të furnizimit. Eric Thun, profesor i studimeve të biznesit Kinez në Universitetin e Oksfordit tha se është bërë më e vështirë të izolohet një biznes nga rreziqet e zinxhirëve të furnizimit. “Keni parë një rritje të kompleksitetit të zinxhierëve të furnizimit të cilët po zgjerohen më shpejtë se në të kaluarën,” tha Ai.

Një rritje e përqendrimit të pjesëve të tregut në çdo nivel prodhimit ka krijuar fragmentim ku një kompani dominon mikroçipet ndërsa është i varur nga një firmë tjetër për materialet prodhuese. Si rezultat e bën të vështirë për qeverisë të sigurojnë zinxhirët e furnizimit për produkte komplekse përbërë nga dhjetëra pjesë.

Punonjësit nga ana tjetër duhet të konsiderojë faktin se interneti dhe puna në distancë që mundëson mund të ndikohet nga problemet gjeopolitike për shkak të impaktit mbi bizneset që i punësojnë ato.

Pushtimi Rus i Ukrainës theksoi problemin duke qenë se të dy vendet ishin qendra teknologjike për kompani që duan të punësojnë zhvillues të aftë me paga më të ulëta. Disa punonjës Ukrainës janë larguar nga vendi ndërsa të tjerë nën urdhra shtetërore kanë qëndruar dhe luftuar. Kompanitë që mbështeten tek zhvilluesit Rusë po hasin vështirësi të paguajnë faturat e tyre për shkak të ndërprerjes së shërbimeve bankare.

“Aq interesant ka qenë impakti saqë çdo kompani në fintech është prekur,” tha bashkëthemeluesi i kompanisë crypto Argent. Ai tha se Ukraina ka qenë një qendër e projekteve të kriptomonedhave për zhvilluesit dhe inxhinierët.

Gjithashtu krijon një imperativ të konsiderueshëm moral për të ndërhyrë në mënyrë aktive me partnerët lokalë. “Shumë kompani po kërkojnë të zhvendosin ekipet e tyre në Lviv, në perëndim të Ukrainës, duke ndihmuar edhe ato që janë bllokuar,” tha bashkëthemeluesi i MMC Bruce Macfarlane.

Disa kompani kanë mbështetur stafet në rrezik. Për shembull Revolut, një bankë dixhitale, ofroi mbështetje për punonjësit Ukrainës duke siguruar atyre vendbanim brenda apo jashtë vendit.

Por situata nuk zgjidhjet me një mbështetje të përkohshme. Në të ardhmen kompanitë duhet të përballen me problemin e punonjësve që duan të kthehen në vendin e tyre.

Gjeopolitika e biznesit është e vështirë të kuptohet, veçanërisht në situata ku dinamika e ngjarjeve është e madhe. Pushtimi Rus i Ukrainës ka transformuar zinxhirët e furnizimit në vetëm një muaj me kompani që u detyruan të ndërmerrnin vendime politike.

Sfida e të tilla e bëjnë të rëndësishme që shkollat e biznesit të përgatitin studentët për situata të ngjashme. Nëse liderët e së nesërmes marrin në konsideratë shqetësime të tilla vetëm kur përballen me to, mbase ka për të qenë shumë vonë. /PCWorld Albanian

Burimi: Financial Times

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bota në rrezik!

Story i radhës

Çfarë mësuam nga fjalimi i Zelensky në Davos

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë