tensionet e vuciqit ne new york 7 dite lufte pata biseda te veshtira per kosoven 66f98f76ce6a1

Tensionet e Vuçiqit në New York: 7 ditë luftë, pata biseda të vështira për Kosovën

September 29, 2024
1 minut lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar javë intensive, atë që e lëmë pas, referuar betejës diplomatike për Kosovën gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë madje ai e quan luftë për pozicionimin e Serbisë në kuptimin ekonomik dhe politik duke përmendur madje se pati biseda të vështira.

Ka qenë një javë intensive në Nju Jork. Shtatë ditë luftë për pozicionimin e Serbisë në kuptimin ekonomik dhe politik. Bëmë kontakte të reja dhe të rëndësishme ekonomike, prezantuam potencialin e vendit, biseduam me të gjithë, dëgjuam dhe mësuam nga të tjerët.

Kam pasur biseda të vështira për Kosovën. Është në dorën tonë që të vazhdojmë të veprojmë me përgjegjësi, të ruajmë paqen, jetën dhe mbijetesën e popullatës sonë në Kosovë, duke ruajtur shtetësinë juridike dhe politike të Republikës së Serbisë.

Ne duhet të sigurojmë interesat tona kombëtare, pavarësinë tonë, sigurinë, të mësojmë sa më shumë, të arrijmë botën. Ajo do të sjellë rritje të jashtëzakonshme për vendin dhe prosperitet për njerëzit. Prandaj duhet t’i shtyjmë gjërat përpara, pavarësisht nga të gjithë ata që do të frenonin dhe ndalonin vendin, për të luftuar shpejt dhe për të mos humbur asnjë sekondë në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë”.

MARKETING

RENT A CAR

don xhoni publikon pamje pas intervenimit kjo eshte gjendja e reperit 66f98e4a9fe78
Story i mëparshëm

Don Xhoni publikon pamje pas intervenimit, kjo është gjendja e reperit

arrestimi i salianjit shtyhet protesta e partise demokratike zbulohet skenari 66f992fb2a0fe
Story i radhës

Arrestimi i Salianjit, shtyhet protesta e Partisë Demokratike, zbulohet skenari

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë