Derisa në Ukrainë po vazhdon të mbetët e tensionuar situata, presidenti rus Vladimir Putin është takuar me stafin e linjës ajrore shtetërore Aeroflot.
I ulur rreth një tavoline të mbushur me rreth 20 gra, imazhi është shumë i ndryshëm nga një foto e fundit e tij duke mbajtur një takim në një tavolinë të gjatë, disa metra larg komandantëve të tij më të afërt ushtarak, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Takimi erdhi pasi Aeroflot tha se po anulonte të gjitha fluturimet ndërkombëtare përveç për Rusinë dhe Bjellorusisë.
Foto nga takimi
Linjat ajrore ruse janë ndaluar nga hapësira ajrore në Mbretërinë e Bashkuar, BE dhe SHBA, si pjesë e një sërë sanksionesh për pushtimin e Ukrainës nga ana e vendit./BOTSOT