Miratimi i buxhetit për këtë vit në Kuvendin e Gjilanit është shoqëruar me tensione të mëdha.
Seanca e sotme ka nisur me përplasje mes pozitës dhe opozitës, pasi asnjëra prej palëve nuk pajtohej me kërkesat dhe pretendimet e njëra-tjetrës.
Seanca urgjente është thirrur nga kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka përgatitur një listë të shpenzimeve të mbetura nga buxheti i kaluar.
Megjithatë, tri partitë opozitare kanë kërkuar rilistimin e shpenzimeve, që përfshijnë një vlerë prej 2.5 milionë eurove.
Gazetarja, Gremisa Latifi në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve bëri të ditur se përveç deputetëve, në seancë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme, përfshirë ato të personave me aftësi të kufizuara, të verbërve dhe fermerëve, të cilët kërkonin që komuna t’ua paguajë obligimet që ka ndaj tyre nga fondet e mbartura.
Burimi: botasot.info