Tensione pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti – Elbasani/ Goditi policin, shoqërohet 30-vjeçari

Një punonjës policie është goditur pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti-Elbasani.

Efektivi është qëlluar teksa ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit, me një bidon plastik nga një 30-vjeçar.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi 30-vjeçari ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë.

Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin 30-vjeçarin për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Story i mëparshëm

Zaharievski: ZNAM dëshiron një Maqedoni të aftë politikisht, çështja me Bullgarinë të zgjidhet me reciprocitet

Story i radhës

Zaharievski: ZNAM ka raporte korrekte me të gjitha partitë, përfshirë edhe ato nga blloku shqiptarë

Të fundit nga