tensione ne strazhe 49 vjecari nga shemshova sulmon policin pas ndalimit perfundon ne pranga 6aa08721e85b8

Tensione në Strazhë: 49-vjeçari nga Shemshova sulmon policin pas ndalimit, përfundon në pranga

September 9, 2026
1 minut lexim

Një 49-vjeçar nga fshati Shemshovë i Tetovës është arrestuar në orët e para të së dielës në autostradën Gostivar–Strazhë, pasi është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 6 shtator 2026, rreth orës 00:30, kur efektivët e Stacionit Policor të Gostivarit ndaluan një automjet BMW me targa gjermane, të drejtuar nga A.J. (49) nga Shemshova.

Pas ndalimit për shkak të një shkeljeje të rregullave të trafikut, 49-vjeçari dyshohet se ka reaguar në mënyrë agresive dhe më pas ka sulmuar fizikisht një polic.

A.J. është privuar nga liria, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, autoritetet kanë paralajmëruar ngritjen e kallëzimit penal përkatës.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndryshime ne the voice uk sir tom jones largohet nga spektakli pas 13 vitesh si pjese e jurise 6aa0847dcb4b9
Lajmi i mëparshëm

Ndryshime në “The Voice UK”, Sir Tom Jones largohet nga spektakli pas 13 vitesh si pjesë e jurisë

Të fundit nga

ShkoLartë