ndryshime ne the voice uk sir tom jones largohet nga spektakli pas 13 vitesh si pjese e jurise 6aa0847dcb4b9

Ndryshime në “The Voice UK”, Sir Tom Jones largohet nga spektakli pas 13 vitesh si pjesë e jurisë

September 8, 2026
1 minut lexim

Këngëtari Sir Tom Jones, 86 vjeç, është larguar nga “The Voice UK” pas rreth 13 vitesh si pjesë e jurisë në spektakël.

Jones ka qenë pjesë e programit që nga nisja e tij në vitin 2012, ndërsa tashmë së fundmi është lajmëruar se gjatë sezonit të ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e panelit të trajnerëve.

Megjithatë sipas raportimeve largimi nuk pritet të jetë përfundimtar ndërsa bisedimet brenda spektaklit tregojnë se ai mund të rikthehet në një tjetër rol brenda programit.

Ndërkohë që pas largimit të tij raportohet se këngëtarja Cheryl, 43 vjeçe, do të rikthehet në televizion si juriste pas gjashtë vitesh, me paraqitjen e saj të fundit në “The Greatest Dancer” në vitin 2020.

Bisedimet me producentët kanë zgjatur prej muajsh ndërkohë që ndryshimet janë bërë për një prurje të re në“The Voice UK”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbreteresha e ardhshme e spanjes nis studimet universitare 6aa083b166920
Lajmi i mëparshëm

Mbretëresha e ardhshme e Spanjës nis studimet universitare

tensione ne strazhe 49 vjecari nga shemshova sulmon policin pas ndalimit perfundon ne pranga 6aa08721e85b8
Lajmi i radhës

Tensione në Strazhë: 49-vjeçari nga Shemshova sulmon policin pas ndalimit, përfundon në pranga

Të fundit nga

ShkoLartë