Pas tre vitesh trajnimi ushtarak, Princesha Leonor e Spanjës ka nisur një kapitull të ri në Universitetin Carlos III të Madridit. Madhëria e Saj u shfaq me një stil elegant dhe të thjeshtë, teksa mbërriti në Madrid për ditën e saj të parë në universitet.
Princesha 20 vjeçare e Asturias mbërriti në kampusin e universitetit në Getafe të hënën, ku u prit nga rektori, Ángel Arias, dhe anëtarë të lartë të stafit akademik.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, mes entuziazmit për vitin e ri akademik, Leonor dukej e emocionuar për të takuar studentët e tjerë, duke thënë se mezi priste ta përjetonte këtë eksperiencë.
Vajza e Mbretit Felipe VI dhe Mbretëreshës Letizia do të studiojë Shkenca Politike gjatë katër viteve të ardhshme, duke iu bashkuar shokëve dhe shoqeve të saj të kursit në të njëjtin program akademik.
Gjatë studimeve, ajo do të trajtojë fusha të tilla si teoria politike, drejtësia, historia, sociologjia, ekonomia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, duke krijuar një bazë për përgjegjësitë që e presin si sovranja e ardhshme e Spanjës..
Burimi: botasot.info


