ditet vendimtare djali i jakup krasniqit ne vendlindjen e babait tim u ndez flaka e shpreses 6aa0f3545cec6

Ditët vendimtare, djali i Jakup Krasniqit: Në vendlindjen e babait tim u ndez “Flaka e Shpresës”

September 9, 2026
1 minut lexim

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka shkruar mbrëmë për ndezjen e “Flakës së Shpresës” në Negroc, vendlindjen e babait të tij, Jakup Krasniqit.

Përmes një postimi në facebook, Krasniqi ka thënë se kjo flakë simbolizon shpresën, qëndresën dhe besimin në drejtësi.

“Sonte [mbrëmë], në vendlindjen e babait tim, Jakup Krasniqit, u ndez Flaka e Shpresës. Një flakë që simbolizon shpresën, qëndresën dhe besimin në drejtësi”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që ishin të pranishëm në Negroc dhe që, sipas tij, kontribuuan në mbajtjen gjallë të kësaj simbolike.

“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që ishit sonte në Negroc dhe që e mbajtët gjallë këtë flakë”, ka përfunduar ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tensione ne strazhe 49 vjecari nga shemshova sulmon policin pas ndalimit perfundon ne pranga 6aa08721e85b8
Lajmi i mëparshëm

Tensione në Strazhë: 49-vjeçari nga Shemshova sulmon policin pas ndalimit, përfundon në pranga

moti per kete te merkure dite e nxehte dhe me diell paralajmerohen reshje vetem ne zonat malore 6aa0f3cf915ed
Lajmi i radhës

Moti për këtë të mërkurë/ Ditë e nxehtë dhe me diell, paralajmërohen reshje vetëm në zonat malore

Të fundit nga

ShkoLartë