moti per kete te merkure dite e nxehte dhe me diell paralajmerohen reshje vetem ne zonat malore 6aa0f3cf915ed

Moti për këtë të mërkurë/ Ditë e nxehtë dhe me diell, paralajmërohen reshje vetëm në zonat malore

September 9, 2026
1 minut lexim

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme gjatë ditës së mërkurë.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira, ndërsa në zonat malore priten reshje të izoluara shiu.

Gjatë orëve të paradites moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa rreth mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave, veçanërisht në zonat malore.

Përgjatë relieveve malore, vranësirat do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët.

Moti do të vijojë të jetë i ngrohtë, me temperaturat maksimale që pritet të arrijnë deri në 35°C.

Temperaturat më të larta parashikohen në: Ndërkohë, temperatura më e ulët do të jetë rreth 12°C.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s. Herë pas here, era pritet të forcohet dhe të arrijë shpejtësi deri në 10 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1–3 ballë, duke paraqitur përgjithësisht kushte të moderuara.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ditet vendimtare djali i jakup krasniqit ne vendlindjen e babait tim u ndez flaka e shpreses 6aa0f3545cec6
Lajmi i mëparshëm

Ditët vendimtare, djali i Jakup Krasniqit: Në vendlindjen e babait tim u ndez “Flaka e Shpresës”

qyteti qe mbeti pa mbrojtjen e policeve 6aa0f4329c8ac
Lajmi i radhës

​Qyteti që mbeti pa mbrojtjen e policëve

Të fundit nga

ShkoLartë