Mëngjesin e sotëm janë shkaktuar tensione në Myftininë e Tetovës, pasi myftiu i zgjedhur nga Bashkësia Fetare Islame, Selver Xhemaili tentoi të futet në objektin e Myftinisë, ku ka hasur në rezistencë nga disa persona dhe ish-myftiu Qani Nesimi, përcjell TV21. Të dy myftitë për momentin janë në polici. Para objektit të Myftinisë së Tetovës vazhdojnë të qëndrojnë disa persona, ndërsa vërehen edhe forca të policisë./tv21.tv
Burimi: tv21