Tensione në Kosovë, sulme me granatë dore në shtëpinë e një serbi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se orët e para të 22 shtatorit është hedhur granatë dore në oborrin e një serbi në fshatin Ranilluk.

Në raportin 24-orësh të Policisë, të publikuar më 23 shtator, është thënë se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në shtëpinë e viktimës.

Policia ka thënë se nuk ka të lënduar, por që rasti është duke u hetuar.

Ranilluku gjendet afër qytetit të Gjilanit.

Për sulm me granatë dore është raportuar edhe më 21 shtator në Mitrovicë të Veriut.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë sulmi në veri ka qenë shenjë revolte për arrestimin e tre serbëve, nën dyshime për krime lufte.

Tre serbët janë arrestuar më 20 shtator në veri.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – i kanë cilësuar arrestimet si “të motivuara politikisht”.

Lidhur me sulmet me granata, më 22 shtator ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Thellësisht i tronditur me raportimet për përdorim të pajisjeve shpërthyese në disa pjesë të Kosovës. I dënojmë këto akte të dhunës dhe u bëjmë thirrje autoriteteve që të kryejnë hetime të hollësishme dhe t’i sjellin kryesit para drejtësisë”, ka thënë Hovenier në rrjetin X – të njohur më parë si Twitter.

Për sulmin në veri ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, duke thënë se po e vëzhgon situatën me shumë kujdes.

Tensionet në veri janë të larta prej muajit maj, kur banorët e komunave veriore me shumicë serbe nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë, ani pse e kanë bojkotuar procesin zgjedhor.

Situate, me raste, është përshkallëzuar në dhunë. /REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë janë marrëdhëniet parasociale? Ja çfarë duhet të dini për to

Story i radhës

Ronaldo: Nuk kam mbaruar ende, dua të fitojë ndeshje e trofe dhe të shënojë gola

Të fundit nga