Tensione në hapjen e klubit maqedonas në Bullgari, Mickoski u përplas me protestuesit

October 31, 2022
1 minut lexim

Dje në Bllagoevgrad të Bullgarisë është hapur klubi i parë maqedonas me emrin “Nikolla Vaptsarov”.

Në hapjen solemne të pranishëm kanë qenë edhe politikanë nga Maqedonia e Veriut, në mesin e të cilëve edhe kryetari i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski.

Gjatë hapjes ai ka pasur një përplasje verbale me një shtetas bullgar, të cilët ishin mbledhur në Bllagoevgrad për të protestuar kundër hapjes së klubit maqedonas.

Eskalimi i situatës është ndaluar nga forcat policore, të cilat ishin të pranishme në vend, pasi partia VMRO-BND paralajmëroi protesta.

Theksojmë që hapja e klubeve bullgare dhe maqedonase në territoret e njëra tjetrës, është përcjellë me reagime të shumta në të dy shtetet.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kështu u shpartallua korpusi elitar rus që u themelua për të qenë kërcënim për NATO-n

Story i radhës

Nga mëngjesi në Shkup nuk qarkullojnë autobusët privatë 19, 20, 22, 52 dhe 54, Qyteti u ka borxh gjysmë milioni euro

Të fundit nga

ShkoLartë