Prokuroria thotë se, bëhet fjalë për furnizimin publik në fillim të vitit 2022 për ndërtimin e infrastrukturës së jashtme të Zonës Ekonomike – Shtip dhe Strumicë, ku ka patur dy firma të interesuar, prej të cilëve njëra ka ofruar çmim më të lartë, por me afat shumë më të shkurtër të ndërtimit.
Kanë fituar tenderin prej 10 milion eurove, por nuk e kanë kryer punën për 120 ditë dhe në mënyrë plotësuese kanë kërkuar dhe fituar 2 milion euro shtesë për punë ndërtimore.
Për këtë shkak, Policia Financiare dhe prokuroria kanë dorëzuar kallëzime penale kundër 8 personave.
“Tre të dyshuarit nga Byroja për prokurime publike nuk kanë kryer kontrolle për aftësinë teknike të firmës, kurse kanë dhënë mendim pozitiv. Katër nga Komisioni për ankesa kanë hedhur si të pabazë ankesën e parashtruar nga konkurenti tjetër edhe pse ankesa ka patur mbështetje nga ekspertë. Në këtë mënyrë, kompania që pohonte se për kohë më të shkurtër do ta kryejë detyrën, nuk e ka respektuar marrëveshjen. Dy herë, Jovan Despotovski, si Drejtor ka nënshkruar anekse për rritjen e vlerës së marrëveshjes dhe vazhdimin e afatit për realizimin e punëve” – thonë nga PTHP.
Ndryshe, me propozim të Prokurorisë, gjykata ia ka marrë pasaportën Despotovskit, I cili obligohet që kohë pas kohe të paraqitet në gjykatë si masë kujdesi.
Për firmën që ka fituar tenderin, janë propozuar masa për “ngrirjen” e pronës, ndalesë për shfrytëzimin e automjeteve dhe pajisjeve ndërtimore si dhe bllokimi i llogarive të transaksionit. /tvklan.mk/
Burimi: TV KLAN