Ndjenjën e të qenit të verbër qytetarët mund ta provojnë në “tendën e errët”, të vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, si pjesë e eksperimentit social “Jeto në errësirën time”, i cili ka për qëllim sensibilizimin e çështjes për të ndihmuar personat e verbër.
Qytetarët në këtë tendë kanë mund të përjetojnë ndjenjat se çfarë do të thotë të jesh i verbër dhe si mund të orientohet në një ambient të pandriçuar apo me sy të mbyllur.
Ky aktivitet është mundësuar nga organizata jo-qeveritare “You Can Do”, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Personave me Shkop të Bardhë, i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballen personat e verbër.
Shtatëvjeçari Sufian Topalla, i cili mori pjesë në këtë aktivitet, tregon ndjenjën se çfarë përjeton një person i verbër pa ndihmën e të tjerëve.
Topalla: Shoqëria duhet të ndihmojnë personat e verbër
“Kjo ishte shumë ndjenjë e mirë dhe nëse dikush është i verbër, ai që nuk sheh, ne duhet ta ndihmojmë, sepse ai mund të lëndohet te ndonjë send”, ka thënë ai.
Projekt-menaxherja Mihrie Abdullahi ka folur mbi rëndësinë e të njohurit me botën e personave të verbër dhe të mësojmë përvoja se si duhet ndihmuar ata.
Abdullahi: Disa nuk po munden ta pranojnë faktin se si mundet të jetë në errësirë
“Po, është ndjenjë interesante për të parë përjetimet te libri i përjetimeve që po shënojnë dhe kur i pyesim për eksperiencë është shumë vështirë për secilin…Disa nuk mund ta pranojnë faktin se si mundet të jetë në errësirë, disa iu duket shumë e vështirë, pasi e kuptojnë sa e rëndësishme është sensibilizimi, pasi vetëm atëherë mund ta dinë si ndihen personat me aftësi të kufizuara”, ka theksuar ajo.
Kryetari i organizatës “You Can Do”, Jusuf Fazliu ka bërë thirrje për plotësimin e kushteve të nevojshme infrastrukturore për personat e verbër.
Fazliu: Nuk duhet bullizuar fëmijët e verbër
“Kjo është më e rëndësishme, për fëmijët që nesër kur takojnë në klasat e tyre të mos bullizojnë fëmijët e verbër…1:50 Në Kosovë, kemi jashtëzakonisht shumë vështirësi, sidomos në çështjen e infrastrukturës….2:01 Bëjmë thirrje kryetarit të komunës që të fillojë dhe punojë në plotësimin e kushteve të nevojshme infrastrukturore për personat e verbër, si pllakat taktile, sinjalizimi i autobusëve të Trafikut Urban, sinjalizimi i duhur i semaforëve që një person i verbër të lëvizë vetë dhe të mos ketë nevojë për shoqërues”, tha ai.
Burimi: botasot.info