Ten Hagut nuk i pëlqejnë kritikat: Turp për komentet tuaja, ne shkuam në finale

Derbi i Manchester-it është zhvendosur në finalen e FA Cup. United-i e siguroi finalen falë penalltive, duke hasur vështirësi të mëdha kundër Coventry-t.

Pavarësisht kualifikimit, Manchester United-i është përballur me kritika të shumta, pasi një pjesë e mirë e opinionit sportiv mbeti i zhgënjyer nga vështirësitë e që skuadra ndeshi ndaj një kundërshtari inferior në letër. Erik Ten Hagu është shprehur se reagimi karshi ekipit të tij është i turpshëm.

Trajneri i Manchester United-it ka thënë se në futboll vlen vetëm rezultatin dhe se “djajtë e kuq” e morën atë.

“Reagimi, komentet pas ndeshjes me Coventry-n… ishte një turp. Ishte e turpshme nga ju.

E kam fjalën për komentet. Futbolli i nivelit të lartë i referohet rezultateve. Ne ia dolëm deri në finale dhe e merituam.

Jo vetëm në këtë ndeshje, por gjithashtu edhe në ndeshjet e tjera”, ka deklaruar Erik Ten Hag.

Story i mëparshëm

“Unë nuk kam ardhur këtu për t’i pëlqyer Eglës”, sërish përplasje mes aktores dhe Julit: Ai më ka thënë…

Story i radhës

Turistja 31 vjeçare humb jetën teksa bënte ‘selfie’ nga buza e kraterit të vullkanit në Indonezi

Të fundit nga