Ten Hag, në sulm për kupën

Erik ten Hag thotë se mungesës së gjatë të Mançester Junajtidit pa fituar një trofe duhet t’i vijë fundi këtë sezon dhe premton se ai do të bëjë gjithçka për të fituar një trofe me klubin e “Djajve”.

Mançester Junajtidi është në serinë më të gjatë të 40 viteve të fundit pa fituar një trofe (për herë të fundit fituan në 2017-ën finalen e Ligës së Europës), por ky kompeticion këtë sezon u jep atyre një mundësi për të prishur mallkimin.

Sot Junajtidi udhëton drejt “City Ground” për t’u përballur me Notingem Forestin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës, ndërsa tekniku holandez, i cili fitoi gjashtë trofe me Ajaksin, tha në konferencën për shtyp se ai dëshiron ta dërgojë skuadrën një hap më pranë trofeut.

“Është ndjesia më e mirë që mund të kesh, të fitosh një trofe. Unë kam pasur fatin në karrierën time për të fituar disa trofe dhe është madhështore, veçanërisht për tifozët”.

Mançester Junajtidi kërkon avdinë edhe në Ligën e Europës dhe Kupën FA këtë sezon, por shanset e tyre për të fituar titullin e parë të Premier Ligës, që prej vitit 2013, duken se janë shuar pas një tjetër jave zhgënjyese.

Ata thuajse e rihapën garën me fitoren në derbin me Mançesterin, por barazimi 1-1 me Kristal Palasin dhe humbja 3-2 me kryesuesit e Arsenalit, shërbeu si një kujtesë se revolucioni i Ten Hagut është ende në fazat e hershme të tij. 20 herë kampionët e Anglisë u thyen vetëm në minutën e 90-të në “Emirates” të dielën prej golit të Nketiahut, i cili e la Junajtidin 11 pikë larg kreut. “Ne e kemi lënë pas. Nxorëm konkluzionet e duhura.

Tani duhet të lëvizim përpara dhe me shpejtësi, sepse ndeshja e së mërkurës është një takim i madh që duhet të ketë të gjithë përqendrimin tonë”, nënvizoi Ten Hag.

Ai konfirmoi gjithashtu se Marsial, Dalot dhe Sanço mbeten jashtë edhe për takimin e sotëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Kam ngrirë vezët”, 30 vjec quhesh “plakë”? Arba Gramo ofendohet: S’jemi vetëm për riprodhim!

Story i radhës

Zhan Mitrev i drejtohet kryetarit të SHGMsë: Pse nuk më lejohet të tregoj anën time dhe pse çdo gazetar që flet me mua duhet të dënohet publikisht?

Të fundit nga