Ten Hag: Në futboll nuk ke kohë, s’po mendoj shkarkimin

October 6, 2024
1 minut lexim

Erik ten Hag mbetet i bindur se ka mbështetjen e hierarkisë së Mançester Junajtid dhe se përmirësimet janë në rrugën e tyre pas një nate problematike në Porto, që intensifikuan zërat për pozicionin e tij.

.E ardhmja e 54-vjeçarit është objekt diskutimi i gjerë vetëm tre muaj pasi “Ineos” u angazhua për të vazhduar punën me holandezin, duke zgjatur kontratën e tij pas një analize të thelluar pas sezonit.

I pyetur nëse ndjente se kishte durim brenda bazës së tifozëve dhe strukturës së Mançester Junajtid, pasi kërkoi që të gjykohej nga ata në fund të sezonit, Ten Hag tha përpara ndeshjes së sotme me Aston Vilën: “Unë nuk po mendoj për çështje të tilla, sepse kjo nuk është një temë.

Ne jemi atje së bashku: pronësia, ekipi drejtues, stafi. Unë emërova një staf të ri, blemë përsëri lojtarë të rinj”.

Aston Vila vjen pas fitores ndaj Bajernit të Mynihut në Ligën e Kampioneve, por trajneri Unai Emeri tha në konferencën e tij për Erik ten Hagun dhe Junajtidin: “Ata janë një ekip fitues. Ata kanë një trajner me përvojë, lojtarë me eksperiencë. Klubi zakonisht është një klub fitues.

Ata janë ende fitues, vitin e kaluar ata morën Kupën FA. Nuk po marrin rezultate të mira në Premier Ligë në vazhdimësi, por në një ndeshje ata mund të shfrytëzojnë kapacitetin e tyre dhe të bëjnë një performancë të madhe. Unë i respektoj ata dhe do ta përgatis më shumë ndeshjen kundër tyre sesa përgatita ndeshjen kundër Bajernit të Mynihut”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nesër 1 vit nga masakra e Hamasit, Presidenti Herzog: Izraeli vazhdon të kërkojë paqe me fqinjët!

Story i radhës

Diskrimimin i hapur në Qytetin e Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë