Ten Hag: Ka presion për zonën e Champions Leagu

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, ka thënë se e kupton që skuadra e tij është nën presion për t`u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, por ai beson se edhe klubet rivale në Premier League janë në të njëjtën situatë.

“Është një presion i madh për të hyrë në Ligën e Kampionëve, kjo është e qartë. Por mendoj se kjo situatë është edhe për trajnerin e Chelseas, të Newcastle United dhe të gjitha atyre klubeve që investuan shumë në skuadrat e tyre.

Është qëllimi ynë që të jemi në top-katërshe”, ka thënë holandezi. 

United pritet të jetë nikoqir i ndeshjes me Nottingham Forest, takim që do të zhvillohet më 27 të këtij muaji, dhe që është i pari për të dy skuadrat pas pushimit të Kupës së Botës “Qatar 2022”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Beka dhe Edoni përplasen për qëndrimet rreth komunitetit LGBT+

Story i radhës

Bujqit me ankesa, çmime të ulëta për blerje, konkurrencë e pandershme

Të fundit nga