Ten Hag i lumtur me pikën ndaj Chelsea-t

October 22, 2022
1 minut lexim

Chelsea dhe Manchester United u ndanë në një barazim 1-1 në Stamford Bridge teksa për mënyrën si shkoi ndeshja me “Djajtë e Kuq” që e panë veten në disavantazh në minutën e 85-të të sfidës, trajneri Erik ten Hag theksoi se duhet të mjaftohen edhe me një pikë.

Holandezi vlerësoi shpirtin e skuadrës për të luftuar deri në fund dhe mentalitetin për të mos u dorëzuar kurrë ndërsa shtoi se skuadra duhet t’i shfrytëzoj më mirë mundësitë e paraqitura.

“Duhet të komplimentoj skuadrën, luftuan dhe kjo ishte ndeshja e katërt në 10 ditët e fundit. Ngarkesa ka qenë tepër e lartë, por më vjen mirë që në fushë dallohet shpirti i ekipit dhe më pëlqen si reagojnë kur janë në vështirësi. Në pjesën e parë, Rashford kishte dy mundësi të mira, Antony po ashtu.

r.

Ne diktuam lojën dhe unë jam i lumtur me këtë. Pastaj nëse pëson një gol në minutat e fundit, bëhet shumë e vështirë për të reaguar. Në pjesën e dytë nuk krijuam shumë raste, por edhe Chelsea nuk bëri më mirë në këtë aspekt.

Mendoj se është një rezultat i drejtë dhe unë do të isha i zhgënjyer nëse do të dilnim pa pikë sepse nuk e meritonim një fund të tillë. Në fund, ishte një ndeshje e fortë dhe ne kthehemi në shtëpi me një pikë”, theksoi Erik ten Hag.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çmimi i energjisë dhe inflacioni, Gjermania gati të krijojë fondin 200 mld euro për ndihma

Story i radhës

Videoja po bën xhiron e rrjetit, a është ky tatuazhi më real ndonjëherë?

Të fundit nga

ShkoLartë