Ten Hag flet për herë të parë rreth interesimit të Manchester Utd

min lexim

Prej kohësh drejtuesit e Manchester United janë vënë në kërkim të një trajneri të ri për vitin e ardhshëm futbollistik duke qenë se marrëveshja me teknikun aktual, Ralf Rangnick është që gjermani të marrë rolin e këshilltarit të klubit pasi të mbyllë këtë sezon.

Te United po punohet që skuadra t’i besohet një trajneri i cili të ketë mundësinë të nisë një cikël dhe të ketë lirshmërinë për të ndërtuar projektin e tij, pak a shumë siç ndodh me Manchester City dhe Liverpool që prej vitesh i besojnë Guardiolës dhe Klopp. I përzgjedhuri i Djajve të Kuq është tekniku aktual i Ajax, Erik-Ten Hag.

52-vjeçari e ka provuar veten në krye të “Harkëtarëve” duke propozuar një futboll tërheqës, por edhe rezultativ. Drejtuesit e anglezëve kanë pasur disa herë takime me holandezin, ndërsa për herë të parë, Ten Hag është shprehur mbi mundësinë e të trajnuarit Manchester United në sezonin e ardhshëm, teksaa pranon se ka bisedime. Ten Hag thekson se United është një klub i madh, por aktualisht mbetet i fokusuar te puna në krye të Ajax.

“Ka gjithnjë bisedime me përfaqësues të klubeve të tjera, Manchester United është një klub i madh dhe me fansa të shkëlqyer. Por, vëmendja ime për momentin është e gjitha te Ajax, ne po mendojmë për sezonin e ardhshëm por në futboll nuk i dihet asnjëherë.

Nuk dua të përjashtoj asnjë mundësi sepse në futboll situatat ndryshojnë nga dita në ditë. Nëse në një moment të caktuar do të vendos të ardhmen time, shpresoj që njerëzit te Ajax ta kuptojnë zgjedhjen time”, u shpreh Ten Hag.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rmazani, Grubi uron myslimanët :Qofshin këto ditë çaste reflektimi dhe përkushtimi për ripërtrirje shpirtërore

Story i radhës

Pse e qeshura është “ilaç” për shpirtin

Të fundit nga