Ten Hag: Duhet të besojmë në çdo ndeshje

min lexim

Manchester United triumfoi minimalisht në javën e katërt të UEFA Europa League përballë Omonia, me golin e McTominay në minutën e 93-të.

Manchester krijoi 35 raste shënimi, por gjeti vetëm një herë rrugën e rrjetës, por trajneri Erik ten Hag sheh anën pozitive, rezultatin në fund.

“Në këtë ekip ka shumë kreativitet dhe lojtarë që kanë aftësi për të shënuar. Ndonjëherë ka ndeshje ku krijon kaq shumë dhe në fund nuk fiton, por ne ia
dolëm.

Ajo që më pëlqeu ishte që ekipi vazhdoi dhe ata nuk u dorëzuan deri në fund. Kështu duhet të bëjmë në çdo ndeshje, duhet të luftojmë dhe të besojmë. Jam shumë i lumtur me ekipin, pasi ka të bëjë me shpirtin që kjo skuadër disponon. Kjo mbrëmje tregoi edhe njëherë se edhe ata që vijnë nga stoli janë të rëndësishëm për mua dhe skuadrën. Duhet të vazhdojmë në këtë ritëm” – tha holandezi.

Portieri i Omonia-s, Francis Uzoho ishte padyshim lojtari më i mirë i qipriotëve, pasi regjistroi 12 pritje nga 13 goditjet e Unitedit në portën e tij.

Manchester qëndron në vendin e dytë të Grupit E, me 9 pikë, 3 më pak se kryesuesit e Real Sociedad.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Olimpiakosi i beson talentit shqiptar

Story i radhës

Socialistët Europianë mblidhen në Berlin/ Rama zbulon diskutimet

Të fundit nga