Ten Hag do ta marrë me vete edhe mbrojtësin e Ajax në United

1 minut lexim

Manchester United mund të përfitojë dyfish në rast nënshkrimi me Erik ten Hag.

Trajneri holandez lidhet tash e sa kohë me një punë të mundshme te skuadra e Manchester United.

Erik ten Hag është intervistuar te ‘Djajtë e Kuq’, por asgjë nuk është bërë e ditur pas atij takimi. Gjithsesi, ai vazhdon të jetë favoriti për stolin e United.

Sipas raportimeve të fundit nga Holanda, Ten Hag ka një dëshirë në rast se merr drejtimin e United.

Trajneri dëshiron ta marrë me vete në ‘Old Trafford’ edhe mbrojtësin e Ajax, Jurrien Timber.

Mbrojtësi ka qenë në mesin e pikave kryesore në skuadrën e Ten Hag, dhe trajneri do të kalkulonte në të edhe në rast të nisjes së një aventure në ‘Teatrin e Ëndrrave’.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Laureta shpërthen në lot: Jam në gjendje të rënduar psikologjike

Story i radhës

Phil Jones optimist

Të fundit nga