15 persona të arrestuar gjatë operacionit kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Vlorë, janë lënë në arrest me burg.
Ndërkohë, Gjykata e Vlorës ka vendosur lehtësim të masës së sigurisë për pesë të tjerë. “Arrest shtëpie” u vendos për shtetasit Shkëlqim Bakaj, Fatmir Alikaj, Julian Shabani, Eriselda Zekaj, Nikola Selimaj.
Gjyqtari i çështjes Hektori Sinani ka pranuar kërkesën e prokurorit Anton Pali për masë sigurie “arrest me burg” për 13 persona.
Një pjesë tjetër e të ndaluarve dolën para gjykatës një ditë më parë. Gjykata dha masën “arrest me burg” u dha për 10 persona: Eduart Ahmeti, Idlir Omeri, Bebeto Basha, Julian Shabani, Klajdi Muca, Ari Myrtaj, Lisandro Murati, Gerand Nebiu dhe Jurgen Breshani.
Aksioni i shtrirë në të gjithë qarkun e Vlorës prej disa javësh ka vënë në pranga 87 persona.