Temperaturat ulen ndjeshëm në mëngjes, mësoni si do të jetë parashikimi i motit gjatë ditës së sotme

min lexim

Vendi ynë mbetet me vranësira të shpeshta në pothuajse gjithë ditën. Sipas MeteoAlb pritet që herë pas here të kemi zhvillim të përkohshëm të vranësirave të cilat do të sjellin reshje të izoluara dhe të pakta shiu në ultësirën perëndimore.

Por në zonat malore do të kemi dëborë të paktë. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të mund të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që i gjithë territori i Kosovës të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm.

Maqedonia e Veriut

MV në orët e para të ditës do të ketë vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim dhe do të sjellin reshje, ku  më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Qendrore dhe Lindore. Ndërsa orët vijuese sjellin përmirësim të motit në të gjithë territorin.

Rajoni dhe Europa

Brigjet e Egjeut dhe Britania e Madhe do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu me vranësira të shumta dhe reshje dëbore do të jetë Gadishulli Skandinav. Ndërsa pjesa tjetër e Europës do të dominohet nga moti i qëndrueshëm, KU do të kenë kthjellime dhe vranësira kalimtare Europa Lindore, Qendrore dhe pjesa me e madhe e Jugut të kontinentit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Britania e Madhe sanksione të forta ndaj Rusisë

Story i radhës

Emocionuese: Lojtari ukrainas shpërthen në lot kur i gjithë stadiumi ngritet në këmbë me duartrokitje

Të fundit nga