temperaturat ekstreme igjeo ja zonat me te rrezikuara per zjarre ne vend 6a72269098c72

Temperaturat ekstreme, IGJEO: Ja zonat më të rrezikuara për zjarre në vend

August 4, 2026
1 minut lexim

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve do ta mbajnë nesër pjesën më të madhe të vendit në rrezik të lartë për zjarre në pyje, sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO).

Rreziku i lartë parashikohet në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në Shkodër, Kukës dhe Dibër niveli i rrezikut do të jetë i moderuar, edhe pse në disa zona të këtyre qarqeve pritet të jetë gjithashtu i lartë.

Sipas IGJEO, niveli më i lartë i rrezikut pritet në pjesën perëndimore të qarkut Shkodër, në verilindje të qarkut Kukës dhe në perëndim të qarkut Dibër.

Për nesër nuk parashikohen reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius në zonat bregdetare, deri në 37 gradë në vendet e ulëta dhe deri në 33 gradë Celsius në zonat malore. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare thotë IGJEO.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u vodh qarkullimi ditor i npk ne saraj policia po e heton rastin 6a720f905ce9d
Lajmi i mëparshëm

U vodh qarkullimi ditor i NPK në Saraj, policia po e heton rastin

kriza e ceutes 70 mije emigrante kthehen ne marok 75 viktima ne kufirin spanjoll 6a7226f53d016
Lajmi i radhës

Kriza e Ceutës/ 70 mijë emigrantë kthehen në Marok, 75 viktima në kufirin spanjoll

Të fundit nga

ShkoLartë