temperaturat e uleta ortek bore ne qafe thore nderpritet qarkullimi deri ne nje moment te dyte 69679c1506a31

Temperaturat e ulëta, ortek bore në Qafë Thore/ Ndërpritet qarkullimi, deri në një moment të dytë

January 14, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci në rrjetet sociale ka njoftuar se do të mbllokohet qarkullimi deri në një moment të dytë në zonën e tuneleve panoramike në Qafë Thore. Ai njofton se ndërhyrja për pastrim paraqitet e rrezikshme, deri në stabilizimin e borës në shpatin malor.

“Si pasojë e rritjes së temperaturave dhe ndikimit të rrezeve të diellit në shpatin malor, është riaktivizuar rënia e ortekëve në zonën e tuneleve panoramike në Qafë Thore, duke bllokuar segmentin rrugor rreth km 5.5.

Aktualisht, ndërhyrja për pastrim paraqitet e rrezikshme, deri në stabilizimin e borës në shpatin malor. Për këtë arsye, është urdhëruar ndërprerja e çdo përpjekjeje për largimin e borës nga ortekët.

Duke vlerësuar situatën e krijuar dhe nivelin e lartë të rrezikshmërisë, qarkullimi në Qafë Thore ndërpritet për të gjitha llojet e automjeteve, deri në një njoftim të dytë.

Strukturat përgjegjëse mbeten në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të informojnë qytetarët për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Ju lutemi të shmangni lëvizjet në këtë aks dhe të respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë tuaj”, ka njoftuar Benet Beci.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nis takimi i lidereve ne shkup pa pjesemarrjen e lsdm se 69678f8fbba51
Lajmi i mëparshëm

Nis takimi i liderëve në Shkup, pa pjesëmarrjen e LSDM-së

lojtari refuzon destinacionet e huaja 69679c730db02
Lajmi i radhës

Lojtari refuzon destinacionet e huaja

Të fundit nga

ShkoLartë