Temperaturat e mëngjesit kudo mbi zero, përveç në Berovë me -1 gradë

January 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 janar – Temperaturë nën zero mëngjesin e sotëm është matur vetëm në Berovë, -1 gradë.

Siç kumtoi DPHM-ja, në orën 8:30 janë matur 2 gradë në Kodrën e Diellit, në Kriva Pallankë dhe Shtip, 3 gradë në Strumicë, Kavadar, Veles, Kumanovë, Lazaropole dhe Vinicë, 4 gradë në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Tetovë, Prilep dhe Hanet e Mavrovës, 5 në Manastir dhe Krushevë, 8 gradë në Gjevgjeli, Demir Kapi dhe Pretor dhe 9 gradë në Ohër dhe Dibër.

Në Hanet e Mavrovës dhe Pozharanë në 24 orët e fundit është matur 1 litër sediment ujor për metër katror. Shtresë dëbore ka në Kodrën e Diellit (42 centimetra), në Hanet e Mavrovës 32 centimetra dhe në Krushevë 7 centimetra.

Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm moti është i ndryshueshëm me vranësira, nëpër lugina të veçanta me paraqitje të mjegullës. DPHM kumtoi se në Tetovë dukshmëria horizontale është e kufizuar në 500 metra dhe do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.

Gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtim jugor. Në disa lugina do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 6 deri në 15 gradë.

Në Shkup kryesisht me vranësira dhe qetë me paraqitje të mjegullës. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Driloni paralajmëron Xuxin: Mos shfrytëzo momente me më prekë

Story i radhës

Shiste doza kokaine në kryeqytet, arrestohet i riu! Kishte fshehur lëndën narkotike në fuçi dhe…

Të fundit nga

Ndahet nga jeta ish-portieri kuqezi

Klubi i Milanit në zi. Është ndarë nga jeta në moshë 89-vjeçare, Fabio Kudiçini, ish-portier i madh i kuqezinjve, i cili shkroi historinë e futbollit në vitet ’60 dhe njihej si “Merimanga
ShkoLartë