Temperaturat do arrijnë -20/ Ministrja-shqiptarëve: Mos shpërdoroni energjinë elektrike

Ministrja e MIE Belinda Balluku i ka bërë thirrje popullit shqiptar që në këto temperatura të ulëta që po kalon vendi të mos shpërdorojnë energjinë elektrike.

Në temperaturat e të ftohtit ekstrem që priten ditët në vijim, ku sipas meteorologëve do të arrijnë në -20 gradë celsius, ministrja e preferuar e Ramës me cinizëm i kërkon shqiptarëve të rrijnë pa ngrohje dhe të kursejnë energjinë elektrike.

Në një kohë kur JOQ Albania ka publikuar të gjithë tenderat e abuzimit dhe shitjes së energjisës elektrike nga KESH, shteti shqiptar arrin deri në gradën që t’u kërkojë qytetarëve të vet të kufizojnë ngrohjen për të mos shpërdoruar energjinë.

Në total KESH ka shpenzuar 58 MLD Lekë në 149 tendera të shpallur me fitues dhe këto para i janë shpërndarë 108 kompanive, ku mes tyre oligarkë të njohur e të fuqishëm. 52 tendera të KESH, kur drejtues i tij ka qenë Benet Beci, procedura prokurimi me vlera të frikshme.

“Për shkak të konsumit të madh do të kërkoj që të jemi të kujdesshëm të mos e shpërdorojmë energjinë, situatë e jashtëzakonshme,”-ka shkruar Balluku ndër të tjera.

Do e zbatoni këshillën e ministres?!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kthim selektiv nga Dheu i Bardhë për respektim të masave anti-Covid

Story i radhës

Ish-përfaqësuesi i lartë në Bosnje për dokumentin që shokoi Ballkanin: E kam në sirtarin tim!

Të fundit nga