temperaturat do arrijne 20 ministrja shqiptareve mos shperdoroni energjine elektrike 61ec7636232cc

Temperaturat do arrijnë -20/ Ministrja-shqiptarëve: Mos shpërdoroni energjinë elektrike

January 22, 2022
1 minut lexim

Ministrja e MIE Belinda Balluku i ka bërë thirrje popullit shqiptar që në këto temperatura të ulëta që po kalon vendi të mos shpërdorojnë energjinë elektrike.

Në temperaturat e të ftohtit ekstrem që priten ditët në vijim, ku sipas meteorologëve do të arrijnë në -20 gradë celsius, ministrja e preferuar e Ramës me cinizëm i kërkon shqiptarëve të rrijnë pa ngrohje dhe të kursejnë energjinë elektrike.

Në një kohë kur JOQ Albania ka publikuar të gjithë tenderat e abuzimit dhe shitjes së energjisës elektrike nga KESH, shteti shqiptar arrin deri në gradën që t’u kërkojë qytetarëve të vet të kufizojnë ngrohjen për të mos shpërdoruar energjinë.

Në total KESH ka shpenzuar 58 MLD Lekë në 149 tendera të shpallur me fitues dhe këto para i janë shpërndarë 108 kompanive, ku mes tyre oligarkë të njohur e të fuqishëm. 52 tendera të KESH, kur drejtues i tij ka qenë Benet Beci, procedura prokurimi me vlera të frikshme.

“Për shkak të konsumit të madh do të kërkoj që të jemi të kujdesshëm të mos e shpërdorojmë energjinë, situatë e jashtëzakonshme,”-ka shkruar Balluku ndër të tjera.

Do e zbatoni këshillën e ministres?!

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kthim selektiv nga dheu i bardhe per respektim te masave anti covid 61ec749e141b1
Story i mëparshëm

Kthim selektiv nga Dheu i Bardhë për respektim të masave anti-Covid

ish perfaqesuesi i larte ne bosnje per dokumentin qe shokoi ballkanin e kam ne sirtarin tim 61ec76c65f802
Story i radhës

Ish-përfaqësuesi i lartë në Bosnje për dokumentin që shokoi Ballkanin: E kam në sirtarin tim!

Të fundit nga

Prirja e votës dhe projeksioni në nivel kombëtar

Barometri Euronews Albania ka realizuar matjet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Konkretisht është realizuar matja e pestë kombëtare ku janë pyetur 1600 qytetarë nga data 24 Prill – 04

Horoskopi ditor, e Martë 6 Maj 2025

Dashi Dashuria: Jeta private mban surpriza. Sot disa kriza dashurie mund të zgjidhen si në favor ashtu edhe kundër, dhe do të keni të drejtën e fjalës së fundit. Edhe për beqarët
ShkoLartë