Temperaturat deri në 28 gradë Celsius gjatë javës së ardhshme në Kosovë

September 17, 2023
1 minut lexim

Moti gjatë javës së ardhshme në Kosovë parashihet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës mot i ngjashëm do të mbajë deri të premten, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, e ato maksimale ndërmjet 25-28 gradë celsius.

Të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat do të sillen ndërmjet 12-15 dhe 25-28 gradë Celsius.

Sipas njoftimit të IHMK-së, të martën do të ketë intervale me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës kanë mundësi që vende-vende të sjellin shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Edhe të mërkurën pritet të ketë mot të ngjashëm, ku shiu do të përcillet edhe me rrufe. Do të ketë ulje të lehtë të temperaturave. Ato minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 22-25 gradë Celsius.

Të enjten parashihet mot me diell vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende pritet të sjellin riga shiu.

Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë.

Të premten parashihet mot i qetë dhe me vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius”, ka njoftuar Instituti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shqipëria përballet me Ishujt Faroe, Maltën e Luksemburgun

Story i radhës

Sutjeska kërkon hakmarrje ndaj skuadrës shqiptare 

Të fundit nga

ShkoLartë